01
Kanagjegj + Dasma
Prizren
Akuarel i butë me Urën e Gurit dhe Lumbardhin — për kanagjegj dhe dasmë në qytetin e vjetër.
Hap demonFtesa dixhitale për dasma, fejesa dhe kanagjegj
Të ftuarit thyejnë vulën me inicialet tuaja, hapin zarfin dhe e shohin dasmën tuaj si një pikturë. Data, salla në hartë dhe konfirmimi me një prekje — në shqip, anglisht dhe gjermanisht.
Koleksioni
Çdo model është ilustruar rreth një vendi tonin — nga Ura e Gurit në Prizren deri te deti i Dhërmiut. Hapni demon dhe thyeni vulën.
01
Kanagjegj + Dasma
Akuarel i butë me Urën e Gurit dhe Lumbardhin — për kanagjegj dhe dasmë në qytetin e vjetër.
Hap demon02
Fejesa
Guash i ngrohtë me bjeshkët, pishat dhe kullën e gurit — për një fejesë në natyrë.
Hap demon03
Kanagjegj + Dasma
Ar dhe shegë mbi natën e verës — filigran shqiptar, fenerë dhe qiri për kanagjegjin dhe dasmën.
Hap demon04
Mbrëmje + Dasma
Akuarel i freskët me detin, limonët dhe shtëpitë e bardha të Dhërmiut — për dasmë verore buzë detit.
Hap demon05
Dasma
Vizatim me bojë dhe pak gjelbërim — modern dhe i qetë, me Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës.
Hap demonSi funksionon
Hapni demot dhe zgjidhni atë që ju pëlqen.
Emrat, data, salla dhe numri ku vijnë konfirmimet — kaq na duhet.
Brenda 3–5 ditësh merrni linkun. Kërkoni ndryshime, pastaj paguani.
Në WhatsApp, Viber, Instagram ose SMS — me pikturën dhe emrat tuaj në parapamje.
Çfarë përmban
Ditët, orët dhe minutat deri në dasmë.
Një prekje dhe Google Maps i çon drejt te salla.
Përgjigjet ju vijnë direkt në telefon, me numrin e personave.
Shqip, anglisht dhe gjermanisht — për familjen në diasporë.
Data shtohet në kalendarin e telefonit.
Nga pritja e mysafirëve te torta — me orën e çdo momenti.
Një melodi e butë kur hapet ftesa.
IBAN-i për të afërmit jashtë vendit, me një prekje kopjim.
Çmimet
Një pagesë — pa abonim dhe pa çmim për mysafir. Paguani pasi ta keni parë dhe miratuar ftesën.
59€
Modeli që zgjodhët, me emrat, datën dhe sallën tuaj.
Rekomandojmë
119€
Për disa festa — me ngjyrat, fjalët dhe muzikën tuaj.
nga290€
Nga faqja e bardhë — një ftesë vetëm për dasmën tuaj.
Pagesa
Paguani vetëm pasi ta keni parë dhe miratuar ftesën — pa paradhënie, përveç Atelier.
Shikoni linkun, kërkoni ndryshimet e fundit dhe na jepni miratimin.
Pas miratimit ju dërgojmë faturën me çmimin dhe të dhënat e pagesës.
Zgjidhni metodën që ju përshtatet — të dhënat i gjeni në faturë.
Pyetje
Jo. E bëjmë ftesën, ju e shikoni dhe kërkoni ndryshime, pastaj paguani. Vetëm për Atelier, ku ilustrimet bëhen nga e para, kërkojmë 30% paradhënie.
Pas miratimit të ftesës ju dërgojmë faturën me të dhënat e pagesës: transfertë bankare, PayPal ose, me kërkesë, kartë përmes Stripe. Paguani vetëm pasi ta keni miratuar ftesën; për Atelier vlen 30% paradhënia.
Merrni një link që e ndani në WhatsApp, Viber, Instagram ose SMS. Në parapamje shfaqen piktura dhe emrat tuaj.
Kur një mysafir konfirmon, ju vjen një mesazh në WhatsApp me emrin, përgjigjen dhe numrin e personave.
Po, me paketën Premium. Një ftesë mban disa festa, secila me datën, orën dhe vendin e vet.
Po. Nëse pasi e keni dërguar ndryshon ora apo salla, e përditësojmë falas — linku mbetet i njëjtë.
Sa të doni. Çmimi është i njëjtë për 50 ose 800 mysafirë.
Vetëm ata që e kanë linkun. Çdo link ka një kod të rastësishëm, nuk shfaqet në Google dhe nuk lidhet nga asnjë faqe. Tre muaj pas dasmës e heqim nga interneti.
Po. Në Premium dhe Atelier i përshtatim ngjyrat me dasmën tuaj.
Na shkruani datën e dasmës dhe modelin që ju pëlqen. Përgjigjemi brenda ditës.
Shkruaj në Instagram